OPINION/ LB-ja, jo e bashkimit por e interesit

OPINION/ LB-ja, jo e bashkimit por e interesit

Nga: Teuta Berisha

Edhe pse pak e dinë në Kosovë ekziston një parti e ashtëquajtuar Lëvizja për Bashkim (LB). E sipas emrit të saj kjo parti lufton për interesa të kombit kinse dëshiron bashkimin me Shqipërinë.

Por çuditërisht kaluan vitet e kjo parti askund nuk u duk, por ka qenë nën hijen e PDK-së deri sa kjo e fundit nuk i dha një ministri.

E tani kjo parti po kërkon vota edhe në Kastriot, por edhe në komunën tonë askund nuk u pa që lufton për bashkim veç bashkimit pas pushtetit. E kjo u duk edhe në koalicion me kryetarin Xhafer Gashi që pas këtij koalicioni njëria nga drejtuesit e LB-së e shumë të afëRT si me magji u punësuan.

Por nga ana tjetër kemi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila që nga themelimi i deri sot nuk i ka ndryshuar qëndrimet për interesa personale. Kjo është e thjeshtë të vërtetohet se mund të hyni në Youtube e të dëgjoni fjalimet e Kurtit këto 20 vitet e fundit e do të shihni se fjalët e bindjet nuk ndryshojnë pavrësisht viteve e presionet e qeverive që ka pasur në kohë.

Prandaj, qytetarët e Kastriotit duhet të mos mashtrohen nga termat por t’i dënojnë me votë partitë që nuk luftojnë për interesa kombëtare por për interesa personale.

Qytetarët e Kastriotit të mos bëhen marionetë, pavarësisht se përpara tyre qëndrojnë njerëz të pasur e të fuqishëm.
Dhe unë besoj fuqishëm që qytetarët nuk do të bien pre e tyre e këtë do e tregojnë më së miri në datën 22 tetor duke votuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshimin dhe zhvillimin e Kastriotit.

Shënim: Teuta Berisha është kandidate për asamblenë komunale nga Lëvizja Vetëvendosje

Leave a Reply

Your email address will not be published.