Shfajësohet Pacolli: Nuk bëj koalicion me PDK-në por me Haradinajn

Shfajësohet Pacolli: Nuk bëj koalicion me PDK-në por me Haradinajn

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u ka shkruar një letër anëtarve të Kryesisë se AKR-së: Pse AKR duhet të jetë në qeveri.

Ndër të tjera, Pacolli arsyetohet se vendi po humbet shumë me bllokaden e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në këtë letër thuhet se askush nuk e ka përkrahur propozimin e tij për qeveri gjithëpërfshirese, ndërsa e ka prit LDK dhe VV të merren vesh, por pritjet kanë qenë të kota.

Poashtu, në këtë letër thuhet se AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër, por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur, transmeton ‘Indeksonline’.

“Ministritë të cilat udhëhiqen nga AKR do të jenë efikase, të suksesshme dhe me rezultate të prekshme pozitive nga qytetarët”, thuhet ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.