Beka tregon zhvillime të reja për sulmin ndaj Zogajt

Beka tregon zhvillime të reja për sulmin ndaj Zogajt

Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka u shpreh sot se së shpejti do të dilet me rezultate konkrete në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të burgjeve.

Beka tha se hetimet kanë avancuar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të burgjeve Sokol Zogaj.

“Posaçërisht jena marrë me rastin e drejtorit të burgjeve me të cilin rast kemi ba shumë veprime hetimore dhe kemi qenë jashtëzakonisht efikas. Rasti është tu zhvillu, veç e kemi identifiku situatën dhe besoj se së shpejti dhe do të ketë edhe veprime tjera që e plotësojnë këtë rast”, tha Beka.

Drejtori i burgjeve Sokol Zogaj u sulmua fizikisht në mëngjesin e 16 gushtit para banesës së tij në Prishtinë. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.