Zyrtare: PAN nuk shkon në seancë

Zyrtare: PAN nuk shkon në seancë

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) ka marrë vendim përfundimtar që të mos shkojë në seancën e sotme, e cila është thirrur për në orën 10:00.

Kështu ka bërë të ditur për “Zeri.info” një zyrtar i lartë brenda PDK-së. Ky vendim sipas tij, ka ardhur pasi që kryesuesi i seancës së djeshme, Adem Mikullovci, ka vepruar nën urdhrat e Vetëvendosjes, duke shkelur kushtetutën e Kosovës.

“Kryesuesi i seancës që vjen nga partia Vetëvendosje që nga fillimi i seancës ka qenë i përdorur nën urdhrat e skenarit të Vetëvendosjes, duke bërë shkelje kushtetuese që në mënyrën e betimit, për të vazhduar pastaj me shkelje të tjera pa e konsultuar fare koalicionin më të madh të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK-së për “Zerin.info”.

Ndryshe, seanca e djeshme nisi në orën 10:00, mirëpo ajo u ndërpre pas rreth dy ore. Me këtë rast, ajo u thirr për në orën 15:00, por koalicioni PAN e bojkotoi atë. /Zeri/

Sponsored by Revcontent
Click H

Leave a Reply

Your email address will not be published.