Washington Post: Demokracia turke mund të ketë vdekur dhe së shpejti gjërat mund të përkeqësohen

Washington Post: Demokracia turke mund të ketë vdekur dhe së shpejti gjërat mund të përkeqësohen

Nicholas Danforth është analist politik në projektin e Sigurisë Kombëtare pranë Qëndrës Politike Bipartizane.
Masat e ashpra dhe të vazhdueshme ndaj disidentëve, gazetarëve dhe të tjerë të supozuar si pjesë e grushtit të shtetit në Turqi duket se konfirmojnë atë që shumë vëzhgues kanë konkluduar kohë më parë: Demokracia turke ka vdekur dhe Presidenti RexhepTajjip Erdogan ka një kontroll që nuk e ka patur kurrë më parë.

Por do të ishte gabim të mendohej se fati i Turqisë mund të jetë në pikëpyetje, por një formë e qëndrueshme e autoritarizmit civil.
Fragmentarizimi i institucioneve si ushtria, e shoqëruar nga erozioni e legjitimiteti demokratik të Erdoganit dhe sulmeve të vazhdueshme mbi demokracinë parlamentare e kanë lënë shtetin të papërgatitur për tronditjet që mund të përballet gjatë vitit. Nëse situata në shtet del jashtë kontrollit, rezultati mund të jetë lehtësisht dhuna dhe kaosi dhe jo rilindja e demokracisë.

Deri vonë, shteti Turk për të gjitha problemet e tij ka gëzuar një themel të fortë institucional. Dhe Erdongani për të gjithë problemet e tij ka gëzuar një mandat të fortë elektoral. Por në referendumin e Prillit ku u shënuan pretendime gjërësisht për mashtrime, u miratua një paketë propozimesh e cila rriti pushtetin e Erdoganit dramatikisht. Kjo konçidoi me burgosjen e shumë opozitarëve, përfshirë liderin parlamentar kurd. Erdogan madje ka kërcënuar se do të burgosë liderin kryesor të opozitës dhe e përdori kërcënimin e arrestimit për të shmangur sfiduesit brënda bazës së tij. Kjo ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë kur pretendimi i demokracisë bëhet më i vështirë për tu mbajtur.
Nëse ankesat politike dhe frustrimi popullor nuk mund të transmetohen apo të adresohen në parlament ata mund të dalin shumë shpejt nëpër rrugë. Ndërkohë, spastrimet gjithëpërfshirëse pas përpjekjeve për grusht shteti kanë lënë ushtrinë gjithnjë e më të dyshimtë e paranojake, duke përkeqësuar ndarjet që ekzistojnë brënda radhëve të saj. Erdogani ka punuar gjithashtu për të krijuar një sërë organizatash të reja që janë të armatosura mirë dhe besnike ndaj tij, duke rritur mundësitë e një konflikti civil. Ndër të tjera qeveria ka ofruar armë më të mira për forcat speciale në rradhët e policisë dhe shërbimeve inteligjente në rast konflikti me ushtrinë siç ndodhi natën e grushti të dështuar. Erdogani ka punuar gjithashtu edhe për të armatosur dhe organizuar qytetarët e thjeshtë duke filluar që nga anëtarët e partisë, e deri tek grupet e sapo formuara të mbrojtjes civile dhe lëvizjen ekzistuese të rinisë si Vatra Otomane. Në rastin e krizave të ardhshme ose protestave të gjëra si ato të vitit 2013, kjo përhapje e aktorëvë të armatosur, rrit shanset e një konflikti në rritje pa forcën kombëtare kohesive që të mund ta pengoj shpejt atë. Si rezultat i këtij kolapsi institucional, qeveria turke, shteti dhe shoqëria janë të përgatitura keq për t’ju përgjigjur kërcënimeve të shumta me të cilat po përballet vendi.

E para është ekonomia. Pavarsisht paralajmërimeve të shumta dhe rënies së ndjeshme të valutës turke, Lira, ekonomia turke ka shmangur një krizë të parashikuar prej shumë kohësh. Por kjo nuk do të thotë që paralajmërimet janë të pa baza. Rritja ekonomike ka kohë që e karikon popullaritetin e Partisë për Demokraci dhe Zhvillim. Në mungesë të tij, Erdoganit do ti duhen kurbanë të rinjë dhe mënyra të reja për të përkrahur mbështetësit e tij. Si pjesë e spastrimeve të tij pas grushtit të shtetit, qeveria ka shpërndarë më shumë se $11 billion nga asetet e sekuestruara për biznesmenët pro Erdoganit. Nëse ekonimia bie dhe qeveria intesifikon këto përpjekje mund të krijohet një rreth vicioz i rënies së bësimit të investitorëve. Turqia po përballet gjithashtu me kërcënime të ndryshme terroriste gjithnjë në rritje. Shteti Islamik ka kryer një seri bombardimesh në Turqi dhe ka treguar një dëshirë të qëndrueshme për të shënuar targete që do të përkeqësoj ndarjet sociale ekzistuese.
Ndërkohë që Shteti Islamik humbet territor në Siri dhe Irak, të shumtë janë ata që friksohen se mund të vij përsëri në rrjetin e saj të mirë organizuar brënda Turqisë duke përhapur destabilizim dhe të mbetet politikisht e rëndësishme. Kohët e fundit mundësia që Turqia të gjëndet në luftë me Jabhat al-Nusra, një degë e al-Qaeda në Siri, vetëm intensifikon rrezikun.
Së fundi, ka gjithashtu një arsye për tu krikësuar se konflikti i gjatë dhe i vazhdueshëm me PKK Partinë e Punëtorëve Kurdë mund të përkeqësohet. Veçanërisht një fraksion së fundmi ka kërcënuar të lëshoj një valë të re sulmesh vetëvrasëse në Turqinë perëndimore. Ndërkohë që Erdogan ka kërcënuar vazhdimisht për të sulmuar PKK, të lidhur me forcat kurde në veri të Sirisë. edhe nëse të dyja palët i evitojnë përshkallëzimet, qeveria duket jo e gatshme për të kërkuar një marrëveshje politike- veçanërisht sepse kjo do të sillte një valë mërzie në mesin e nacionalistëve, ushtrisë dhe bazës së Erdoganit. Si rezultat, qeveria është e detyruar të ndjek një rrugë të ngushtë midis gjetjes së një kompromisi politik jopopullor dhe vazhdimin e luftës destabilizuese. Kërcënimet politike, ushtarake dhe ekonomike nuk janë të gjitha për shkak të qeverisë. Por reagimi i qeverisë i ka përkeqësuar ato. Në mënyrë paradoksale ndërsa Erdogan vazhdon të destabilizoj shtetin, ai çdo ditë e më shumë duket si i vetmi person që mund ta mbaj atë bashkë. Ndjekësit e Erdoganit besojnë se ai është i vetmi që mund të mbaj pas grupin e forcave armiqësore që duan ta ndajnë shtetin. Skenari më ië keq është se Erdogani do ta shtyjë vendin në atë pikë ku edhe ai nuk mund të jetë më në gjëndje të ruaj stabilitetin.
Lidhja: https://www.washingtonpost.com/news/democracy-post/wp/2017/08/16/turkish-democracy-might-be-dead-and-things-could-soon-get-a-lot-worse/?utm_term=.f260141004c3

Leave a Reply

Your email address will not be published.