PDK pritet ta zyrtarizojë sot kandidaturën e Lirak Çelajt për Prishtinën

PDK pritet ta zyrtarizojë sot kandidaturën e Lirak Çelajt për Prishtinën

Partia Demokratike e Kosovës pritet që sot ta zyrtarizojë kandidaturën e Lirak Çelajt në garën për Prishtinën.
Gazeta merr vesh se kjo do të bëhet publike pas një mbledhjeje të kryesisë së PDK-së që do të mbahet sot.

Ndërkaq, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për Express se ende nuk është përfundimtare kandidatura për Prishtinën.

“Ende nuk është asgjë përfundimtare se kush është kandidat për Prishtinën”, është shprehur ai.

Sidoqoftë, dita e sotme është afati i fundit kur partitë duhet zyrtarizuar kandidaturat e tyre për kryetarë komunash.

Në garën për të parin e Prishtinës që tashmë janë zyrtarizuar janë Shpend Ahmeti, i cili rikandidon për Prishtinën nga radhët e Vetëvendosjes, Arban Abrashi nga LDK-ja, si dhe Arbër Vllahiu nga AAK-ja. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.