PDK mbledh Kryesinë në ora 10:00

PDK mbledh Kryesinë në ora 10:00

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot mbledhje të Kryesisë, pikërisht në orën 10:00, atëherë kur u paralajmërua se do të mbahet edhe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seanca konstituive u parapa të nis në orën 10:00, pas ndërprerjes së djeshme.

Memli Krasniqi e ka konfirmuar për Gazetën Express se po në të njëjtën orë, do të mblidhet Kryesia e PDK’së.

Kujtojmë se dje PDK propozoi nga udhëheqësi i seancës dy orë pauzë, në mënyrë që partitë të konsultohen mes vete në lidhje për kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, por kur u vu në votim, ky propozim mori 60 vota pro dhe 60 kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.