Macron: Të jesh një udhëheqës botëror s’është “cool”. Duhet të flas me Erdoganin çdo 10 ditë

Macron: Të jesh një udhëheqës botëror s’është “cool”.  Duhet të flas me Erdoganin çdo 10 ditë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se jeta si një udhëheqës botëror është më pak “cool” sesa mund të duket, duke cituar bisedimet me homologun e tij turk Tayyip Erdogan, si një shembull.

I Pyetur në një intervistë nga revista “Le Point”, nëse ai ishte duke u përpjekur të ishte fëmija i ri “cool” në skenën botërore, Macron u përgjigj: “Arena globale me të vërtetë nuk është një skenë “cool”, ju e dini”.
I pyetur për të dhënë një shembull, ai tha: “Unë jam ai që duhet të flasë me Erdoganin çdo 10 ditë.” Por ai nuk dha hollësira të mëtejshme.

Erdogan shpesh kritikohet nga udhëheqësit në Evropën Perëndimore dhe ai është përplasur me Bashkimin Evropian për të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera.
Biseda e fundit e njohur midis Macron dhe Erdogan ishte më 27 gusht, kur diskutuan fatin e një gazetari francez të burgosur në Turqi.

Një ndihmës i Macron më vonë tha se presidenti francez nuk kishte për qëllim të tallte ose të kritikonte homologun e tij turk.

“Bisedat me z. Erdogan janë gjithmonë shumë serioze,” shpjegoi ndihmësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.