Lutfi Haziri: PDK-ja fajtore kryesore, të hap rrugë sa më shpejt!

Lutfi Haziri: PDK-ja fajtore kryesore, të hap rrugë sa më shpejt!

Lidhja Demokratike e Kosovës po fajëson ish-partnerin e koalicionit qeverisës, PDK-në e Kadri Veselit, për ngecje në formimin e institucioneve të Republikës. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një prononcim për “Indeksonline” thotë se PDK-ja është në përgjegjësi frontale dhe politike sa i përket konstituimit të Kuvendit.

“Po shihet që nuk ka shumicë për krijimin e institucioneve. Çdo deklaratë tjetër mbetet e pabesueshme në këtë fazë pasi nuk ka shumicë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. PDK-së i bije mbi përgjegjësinë e plotë në këtë fazë me hap rrugë në krijimin e Kuvendit. Ndërsa në fazën e dytë i bie partnerit të PDK-së, zotëri Haradinajt, që për 14 ditë me provu ndërtimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, partia e Isa Mustafës nuk ka obligim që ta votojë Kadri Veselin për kryeparlementar. Haziri thotë se ishte po ky person i cili ‘përqafoi’ rrëzimin e qeverisë “Mustafa” të iniciuar nga partitë opozitare, respektivisht Nisma e Fatmir Limajt.

“LDK-ja nuk ka asnjë lloj përgjegjësi me votu kryetarin e PDK-së. Ky i fundit ka qenë kryetar i Kuvendit në kohën kur LDK-ja ka udhëheq qeverisjen. Ai e ka rrëzu dhe ka marrë pjesë në rrëzimin e qeverisë dhe në rrëzimin e marrëveshjes ndërmjet dy partive dhe në asnjë mënyrë as politikisht dhe drejt morale me kërku votën e LDK-së sa i përket kryetarit të Kuvendit në këtë fazë”, është shprehur ai.

Tutje, Haziri ka folur edhe për bisedimet e fundit ndërmjet koalicionit LAA dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” rreth hartimit të programeve për një qeverisje të re. Ndërsa, ai ka hedhur poshtë zërat se Aleanca Kosova e Re do t’i bashkohet PAN-it.

“Jemi duke biseduar për formatin dhe mundësinë e harmonizimeve të programit qeverisës në politika sektoriale. Partnerët e koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa do të bisedojnë në harmonizim të programeve sektoriale dhe kjo është çështja në të cilin ne do të punojmë dhe zhvillohemi deri sa të futemi në binarin e dytë ku do të bisedohet edhe për tema politike që janë të rëndësisë së veçantë”, ka thënë ai.

Nuk është ka i bashkohet. AKR-ja ka konfirmu dje dhe sot dhe në vazhdimësi që rrinë dhe vazhdon me qëndru në kuadër të koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe është e përfshimë në grupe politike për harmonizim të programeve me Vetëvendosjen”, ka thënë Haziri. /Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published.