“Jugosllavia e Re” e Ali Ahmetit: Votuesit shqiptarë i çon te partia maqedonase

“Jugosllavia e Re” e Ali Ahmetit: Votuesit shqiptarë i çon te partia maqedonase

BDI e Ali Ahmetit duket se do t’i dërgojë gjithë votuesit shqiptarë tek partia maqedonase, LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev. Në zgjedhjet lokale, sipas të gjitha gjasave, do të vihen edhe bazat e një koncepti të “Jugosllavisë së Re”, ku shqiptarët votojnë maqedonasit, në dëm të përfaqësimit dhe interesave të tyre nacionale.

Ali Ahmeti, pasi që hyri në koalicion qeverisës me Zoran Zaevin, tani dëshiron që bashkë më të të garojë edhe në komunat me shumicë shqiptare, apo aty ku shqiptarët llogaritet të jenë faktor kyç në përcaktimin e fituesve.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor.

Siç dihet, zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, ishin një nga dështimet më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas statistikave, rreth 70 mijë vota shqiptare kishin shkuar në llogarinë LSDM’në e Zoran Zaevit.

BDI legjislaturën e kaluar participoi me 20 mandate, ndërsa në zgjedhjet e fundit humbi 10 deputetë, duke lënë hapësirë të dyshohet se më shumë se gjysma e votuesve të saj, tani më “komandant” e kanë Zoran Zaevin e LSDM-së dhe përkrahin “Konceptin qytetar” të tij.

BDI në fushatën e kaluar zgjedhore ndjeu kërcënimin e partive të reja, andaj kur kuptoi se nuk mund të forcohej vetë, vendosi që t’i dobësojë oponentët.

Dobësimi i opozitës filloi më përçarjen e PDSH-së. Ziadin Sela kërkoi “Reforma” në partinë e Menduh Thaçit por ky i fundit nuk ia mundësoi një gjë të tillë, andaj Sela formoi partinë e re të quajtur Lëvizja për Reforma-PDSH. Sela mbështetje gjeti tek RDK-ja, në krye me Vesel Memedin, dhe UNITETIN e Gëzim Ostrenit, të cilët formuan “Bllokun opozitar” të quajtur Aleanca për Shqiptarët, bllok ky i cili pas zgjedhjeve iu bashkua BDI-së dhe qeverisë së Zoran Zaevit.

Vesel Memedit të RDK-së, i cili ishte kontribuesi kryesorë në përçarjen e opozitës. Ai disa herë ka deklaruar se ka urrejtje patoligjike ndaj Lëvizjes Besa dhe për këtë arsye të vetme, ka kundërshtuar koalicionin me Besën. Në anën tjetër, 75% e kryesisë së partisë së RDK-së, në krye me Fadil Zendelin, kanë kërkuar që bashkimi i opozitës të ndodh dhe të lihen anash inatet personale, por të gjithë që menduan kundër Vesel Memdit, përfunduan të përjashtuar nga partia. Pasi kundërshtoi bashkimin e opozitës, Vesel Memedi si deputet i vetëm i RDK-së, u bë pjesë e qeverisë së Zaevit dhe Ahmetit por me shumë resurse të tjera.

Pra tani shihet qartë se për çfarë arsye Sela ka kërkuar “Reforma” në PDSH dhe pse Vesel Memdi ka penguar bashkimin e vërtetë të opozitës e cila do të penziointe njëherë e përgjithmonë BDI-në.

Ndryshe, Ali Ahmeti duke bërë koalicion më Zoran Zaevin dhe partinë e tij maqedonase, mendohet se do ta dëmtojë edhe më tutje faktorin shqiptar atje. I cili, në emër të koncepteve të “vllazërim-bashkimit” që shpeshherë përmenden kohëve të fundit – e që në fakt duket të jenë thjeshtë far e radhës – do t’i defaktorizojë edhe më tej politikisht shqiptarët e Maqedonisë./Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.