Hatim Baxhaku e konfirmon se është kandiduar nga LDK për Kryetar të Prizrenit

Hatim Baxhaku e konfirmon se është kandiduar nga LDK për Kryetar të Prizrenit

Në mes të Driton Selmanajt dhe Hatim Baxhakut për të kandiduar për qytetin e Prizrenit, Lidhja Demokratike ka vendosur që të shkojë me Hatim Baxhakun.
Ky i fundit e ka konfirmuar për gazetën Express se LDK ia ka dhënë besimin që të garojë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Po, unë jam kandidat për Prizrenin nga LDK”, ka thënë Baxhaku.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e kaluar kishte bërë të ditur pas përfundimit të mbledhjes se për Prizren janë propozuar disa emra dhe se më së shumti përafrim ka pasur për Hatim Baxhakun dhe Driton Selmanajn.

E për këtë, kohë më parë ka pasur raportime se Hatim Baxhaku kishte marrë bekimin vetëm të degës së LDK-së në Prizren por jo edhe të kryesisë qendrore dhe se kjo e fundit e kishte përkrahur Driton Selmanajn që të jetë pjesë e garës./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.