Gylen tregon kurthin e radhës të Erdoganit

Gylen tregon kurthin e radhës të Erdoganit

Fethullah Gylen, i hetuar si i dyshuar për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit të ndodhur më datë 15 Korrik, ka deklaruar se në ditët në vazhdim mund të inskenohen disa atentate, ku do të akuzohen si organizatorë të tyre anëtarë të Lëvizjes Hizmet.

Gylen, në videon e shpërndarë në llogaritë e rrjeteve sociale të uebsajtit Herkul.org, ka deklaruar se mund të ndodhin inskenime atentatesh, ku mund të akuzohen për organizimin e tyre anëtarë të Lëvizjes Hizmet.
“Pasi dolën në pah vjedhjet marramendëse, ata që e cilësuan këtë si tentativë për grusht shteti, nuk mundën dot të bindnin publikun. Për këtë arsye ata organizuan një puç të inskenuar duke vrarë njerëz”. Gjatë videos, Gylen vë theksin se, këto edhe shumë veprime të tjera nuk kanë mundur t’ua shpjegojnë publikut të gjerë.

“Çfarë t’ju them tjerët?! Po ju them atë çfarë është thënë pas dyerve të mbyllura”, ka cekur se me anë të atentateve mund të humbin jetën emra të rëndësishëm të Turqisë, që mund ta çojnë vendin drejtë një kaosi pa kthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.