Flet edhe njëherë Labi, ka një kërkesë për deputetët

Flet edhe njëherë Labi, ka një kërkesë për deputetët

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri në një shkrim drejtuar deputetëve ka kërkuar qe ta ulin kokën dhe të punojnë më shumë për vendin tonë.

Deputetët, sipas tij, duhet të mundohen qe qytetarët t’i bëjnë krenar me punë.

Tahiri nuk ka precizuar saktësisht se cili do të jetë pozicionimi i tij karshi formimit të institucioneve, por ka thënë se qytetarët nuk duhet të shohin se çfarë e keqe po ndodhë në Kuvend apo në Kosovë.

“Gjithçka që bëhet me shpirt e zemër, e do Zoti po ashtu edhe Kombi, nuk ka shansë të mungojnë sukseset e përbashkëta nëse ne angazhohemi fuqishem për vendin”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Tahirit:

Mirmengjesi, deputet të nderuar!

Mendoj se duhet ta ulim kokën dhe të punojmë më shumë për vendin tonë.

Ne duhet të mundohemi, që qytetarët tanë ti bëjmë krenarë me punë tonë, me të vetmin qëllim që ata të mburren me vendin e tyre! Ne jemi pasqyra e qytetarëve me punën në kuvend, ku femijet tanë për mes nesh mund ta duan apo jo atdheun e tyre!

E kemi të gjithë parasysh, se shumë nga të rinjtë tanë nuk kanë me çfarë të krenohen në vendin e tyre, pos me emrin Kosovë!

Vendi ynë ka mbetur akoma pa prespektivë! Nuk mund të na sheh qytetari ynë në menyren se çfarë e keqe po ndodh në Kuvend, apo në Kosovë, mendoj se duhet të ua krijojmë besimin, se edhe në Kosovë mund të ndryshojnë gjërat për mbarë.

Gjithçka që bëhet me shpirt e zemër, e do Zoti po ashtu edhe Kombi, nuk ka shansë të mungojnë sukseset e përbashkëta nëse ne angazhohemi fuqishem për vendin.

Merrni shembull sesi e ngjallem humanizmin se bashku derisa ai po zbehej, tani është gjithandej solidarizimi në vendin tone.

Ne mund ta kthejmë gjendjen në favor të qytetarit, personalisht unë e kam me zemër, besoj se të gjithë do ecim më përpara.Besoni.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.