AFP: Kosova përballet me krizë të mundshme politike

AFP: Kosova përballet me krizë të mundshme politike

Agjencia franceze e lajmeve AFP i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kuvend për zgjedhjen e drejtuesit të ri të saj.
Ky medium shkruan se Kosova përballet me krizë të mundshme politike pasi parlamenti i ri nuk arriti të zgjedhë kryekuvendarin e ri të enjten, duke hedhur dyshime nëse koalicioni që fitoi zgjedhjet e parakohshme të qershorit mund të mbledhë shumicën.

“Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit është kyçe për shkak se tregon nëse koalicioni, duke përfshirë edhe ish- komandantët e luftës së Kosovës për Pavarësi, mund të tubojnë votat për të zgjedhur kryeministrin”

Aleanca e quajtur “krahu të luftës”, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e 11 qershorit, por ka vetëm 39 ulëse nga 120 në parlament.

Ajo pasohet nga Vetëvendosje me 32 vende, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 sish.

“Ata refuzojnë të hyjnë në koalicion me “krahun e luftës”, gjë që pengoi formimin e një qeverie të qëndrueshme”.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një hap i rëndësishëm për të formuar parlamentin dhe t`i hapë rrugën presidentit për emërimin e kryeministrit”.

“Mandatari për kryeministër atëherë do të ketë 15 ditë kohë për të propozuar një qeveri dhe ta aprovojë atë nga shumica e parlamentit 120-anëtarësh”, shkruan më tutje AFP, transmeton Klan Kosova.

Dështimi për të votuar kryekuvendarin ka ngritur shqetësime se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Nëse Vetëvendosja dhe koalicioni i udhëhequr nga LDK nuk e mbështesin “krahun e luftës” atëherë “Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja”, tha për AFP, analisti politik Ramush Tahiri, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.