Kuvendi fton deputetët për seancën e 3 gushtit – Këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi fton deputetët për seancën e 3 gushtit – Këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se janë dërguar ftesat për deputetët e rinj të zgjedhur, për pjesëmarrje në seancën konstituive të 3 gushtit.
Seanca e të enjten nis në ora 10:00, dhe ka tre pika në rend të ditës,

Seanca e cila do të drejtohet nga deputeti/ja më i vjetër për nga mosha, do të nis me formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vazhduar me dhënien e betimit të deputetëve.

E në fund të saj, deputetët do të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit dhe anëtarët tjerë të kryesisë.

Deri më tani, koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, ka bërë të ditur se kreu i PDK’së Kadri Veseli do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Leave a Reply

Your email address will not be published.