Imet Rrahmani, të cilit iu mor mandati i deputetit nga duart, ka një pyetje për KQZ-në

Imet Rrahmani, të cilit iu mor mandati i deputetit nga duart, ka një pyetje për KQZ-në

Kandidat për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Imet Rrahmani  i cili pas rinumërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka humbur mandatin për deputet ka reaguar.

Në një postim në llogarinë personale Rrahmani ngrit dyshimet për ndryshimet që kanë ndodhur me rastin e shpalljes së rezultateve nga KQZ.

Rrahmani thotë se rinumërimi i votave ka sjell uljen e votave për kandidatin direkt konkurrent për tri vota, a në anën tjetër, numri i votave të tij nuk ka ndryshuar.

 

Ky është postimi i tij i plotë:

Jemi të brengosur dhe kemi dyshimet tona për ndryshimin që ka ndohur me rastin e shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së. Konsideroj se është bërë një shkelje e rënd e rezultatit zgjedhor sepse ndryshimi që ka ndodhur nuk bazohet në rezultatin real të rinumrimit. Nga ajo që shihet në dokumentet e publikuara nga KQZ, rinumrimi i votave ka sjell uljen e votave për kandidatin direkt konkurent për tri vota, a në anën tjetër numri i votave të mia nuk ka ndryshu.

I bëjë pyetje publike KQZ-së, si ndodhi që të shtohen votat për kandidatin tjetër kur rinumrimi ka konfirmu zbritje? Si duket emri im nuk qenka i përshtatëshëm per zhvillimet pasuese te mundëshme dhe pazaret eventuale, por si do qe te jete une perfaqesoj nje reth të madh votuesish të devotshëm të LDK-së, te cilet vlersojnē punën time profesionale dhe te ndershme si mjek, politikan, nënkryetar i LDK-së në Gjilan e minister i shëndetësisë! Nuk dua të besoj se nje proces i shenjtë demokratik siq eshte vota e qytetarit, mund te shtrembërohet e keqëpërdoret prandaj bashkë me ekipin tim nuk do lëme gurë pa levizur! Unë do të ushtroj ankesë në afatet ligjore dhe do të luftoj deri në fund që të zbardhet vullneti i qytetarëve i shprehur me votë ditën e zgjedhjeve, sepse vendosja e drejtësisë shkon edhe në dobi të partisë. Kështu si është as LDK-së nuk i bënë nderë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.