Edhe një muaj afat për caktimin e kandidatëve për udhëheqës të komunave

Edhe një muaj afat për caktimin e kandidatëve për udhëheqës të komunave

Kanë mbetur edhe 23 ditë afat që partitë politike në Kosovë do të mund t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Duke e llogaritur se sa kandidatë kanë marrë kandiduar për zgjedhjet e fundit komunale, më 2013’ën, dihet se kësaj gare iu nënshtrohen mijëra kandidatë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që deri më 22 gusht subjektet politike të mund t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Express se deri në këtë datë, subjektet politike duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u mbështetur në Ligj dhe në Rregulla Zgjedhore ka vendosur afatet kohore për aspekte të shumta të procesit zgjedhor. Në mesin e këtyre afateve është edhe periudha se kur subjektet politike aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale”, ka thënë Elezi.

Ndërsa, në zgjedhjet lokale të 2013’ës, garës iu kishin nënshtruar rreth 8 mijë kandidatë, të cilët u certifikuan për pjesëmarrje për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.