E dhimbshme: 560 fëmijë dhe bebe jetojnë të burgosur në Turqi

E dhimbshme: 560 fëmijë dhe bebe jetojnë të burgosur në Turqi

ituata në Turqi vazhdon të jetë në vëmendjen e medias gjermane. Një gazetë gjermani në një artikull u ka kushtuar vëmendje edhe fëmijëve nën moshën 6 vjecare që po qëndrojnë nëpër burgje me nënat e tyre. Sipas kësaj gazete gjëja është jashtë standardeve të konventës të së drejtave të njeriut.

Ja përmbledhja e këtij artikulli:

Ajishe Ozdemir(për shkak të sigurisë emri i saj nuk është i vërtetë) kur u arrestua kishte beben 2 muajshe, ndërsa bashkëshorti i saj kujdeset për 2 fëmijët e tjerë. Ozdemir akuzohet se ka lidhje me lëvizjen e Gylenit që sipas qeverisë turke kjo lëvizje qëndron prapa pucit ushtarak. Sipas pretendimeve Ajishja ka qenë përdoruese e aplikacionit By Lock dhe qeveria beson se ky aplikacion përdoret nga pjestarët e Gylenit.

Por nëna e 3 fëmijëve këtë akuzë e mohon, e megjithatë edhe pse s`ka një aktakuzë ajo qëndron e burgosur prej 7 muajsh. Kurse, prokurori e ka kërcënuar Ajishen se nëse nuk vepron sic e kanë urdhëruar do të dënohet me burgim të përjetshëm. Ajo nuk e ushqen më vetëm beben pasi në momentin që ka shikuar policinë në derën e saj e humbi gjidhënien.

Që nga puci ushtarak në Turqi janë 560 fëmijë nëpër burgje. Kjo u publikua edhe nga Ministria e Drejtësisë me kërkesë të deputetes opozitare Gamze Ilgezdi.

Kushtete e burgut nuk janë të përshtatshme për rritjen e fëmijëve nga ana mendore dhe shëndetsore. Deputetja në lidhje me këtë shkroi një raport dhe pas kësaj u siguruan vetëm përfitimet shëndetësore.

Deputetja e opozitës gjithashtu thotë se në burgje fëmijëve nuk u lejohen lodrat. Si shembull mund të merret fëmija 5 vjecar Pojraz Ali. Pojraz Ali ishte 2 vjet e gjysmë kur nënën e tij Zejnep Bakir e arrestuan. Nëna e tij kur aplikoi për të marrë lejë nuk u aprovua se në vend ishte gjëndje e jashtëzakonshme dhe që nga gushti i vitit 2016 ata u transferuan në burgun e zonëns së Trabzonit. Pojraz Aliu është i sëmurë dhe ka nevojë për kujdes të veçantë por edhe gjërat e nevojshme nuk po i sigurohen në burg. Babi i tij Emrah Bakir thotë se prej 6 muajëve nuk po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Gjithashtu kontrollet e gardianëve po i fusin në stres fëmijët, psh: me një detektor metali kontrollojnë edhe pamperset e tyre.

Në burg për fëmijët ka shtrata të veçantë, për ta nuk ka as parqe as cerdhe dhe për këtë arsye luajne vetëm ndërmjet tyre. Sipas ministrisë së drejtësisë nga 560 fëmijë vetëm 100 prej tyre kanë hapësia të jashtme për të luajtur.

Sipas raportit të deputetes republikane situata e këtyre fëmijëve është jashtë kritereve të OKB-së. Ajo insiston që këtyre fëmijëve duhet t`i sigurohet kushtet elementare dhe për nenat duhet të ketë burgje të veçanta.

Ndërkaq për këto lloj arrestime qëndron që 3 muaj në borg edhe bebja miraz së bashku me nënën Gylistan Diken Akbaba. Ndërkaq në muajin e 9`të u sëmur dhe u dërgua nga gardianët në spital. E megjithatë nëna e sj nuk u lejua që tv qëndronte me të në spital. E për këtë babai Xhengiz Zaza u anku, `Nëna nuk mund të rrijë larg bebes së saj,` tha ai.

Ezgi Duman është një avokate, ajo ligjet e gjendjes të jashtëzakonshme kështu i përmbledh: Burgjet janë të tejmbushura, nuk ka vënd dhe ujë për të gjithë. Këto kushte janë të dëmshme për zhvillimin e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.