VENDIMI/ Skënderbeu rrezikon që të kalojë një të “premte të zezë”

VENDIMI/ Skënderbeu rrezikon që të kalojë një të “premte të zezë”

Komisioni i Etikës nesër me shumë mundësi nuk do ta shtyjë më tej vendimin për çështjen e Skënderbeut, dhe burime në Federatën Shqiptare të Futbollit, bëjnë me dije se klubi korçar rrezikon jo pak.

Skënderbeu rrezikon shumë. Mund të ketë heqje pikësh për sezonin e ardhshëm në Superligë, nga 6 deri në 12. Një mundësi tjetër është që të ketë heqje të titullit të dy sezoneve më parë, gjë që mund të shpallë Partizanin kampion. Alternativat vazhdojnë me zbritje nga kategoria për edicionin e ardhshëm, por kjo duket si më pak e mundshmja që të ndodhë.

Së fundi, mund të flitet për një gjobë të majme që mund të marrë klubi korëar, por gjithçka pritet të vendoset nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.