Të punësuarit jashtë listës së pagave në MZHE

Të punësuarit jashtë listës së pagave në MZHE

Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, i kishin dalë më shumë punëtorë se sa kishte planifikuar.

Kabineti i ministrit Stavileci, me ligjin e buxhetit 2016, kishte planifikuar 18 punëtorë, ndërsa i figuronin plot 22, shkruan Indeksonline.

Gjetje kjo e bërë Zyra Kombëtare e Auditimit. 17 punëtorë të kësaj ministrie paguheshin nga lista e pagave, për dallim prej 5 zyrtarëve me kontrata të rregullta që paguheshin nga kategoria për mallra e shërbime.

Me procedura ligjore, të gjithë të punësuarit duhet të paguhen nga lista të pagave. Një rregull të tillë shihet se nuk e ka përfillur ministria të cilën e drejton Blerand Stavileci.
“MZHE kishte tejkaluar numrin e stafit të lejuar për kabinetin e ministrit për katër (4) pozita. Pagesa e zyrtarëve që kanë marrëdhënie të rregullt pune nga kategoria mallra dhe shërbime është në kundërshtim me nenin 11 të ligjit të buxhetit 05/L-071 dhe nenin 33 të rregullës së thesarit 01/2013, ku theksohet se të gjithë të punësuarit duhet të paguhen nga lista e pagave’’ , tregon ZKA.

Kjo është vetëm njëra ndër shkeljet e evidentuara në këtë institucion. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.