Shpeztarët kërkojnë ndalimin e importimit të vezëve nga Shqipëria

Shpeztarët kërkojnë ndalimin e importimit të vezëve nga Shqipëria

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës po proteston para Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës kundër importit të vezëve nga Shqipëria me çmim që nuk e mbulon koston e prodhimit.

Sipas tyre vazhdimi i importimit të vezëve nga Shqipëria dhe shitja e tyre me çmim të ulët në Kosovë po i dëmton bizneset e tyre.

Protestuesit u ankuan se me këto mallra po shkatërrohet ekonomia e Kosovës ndërsa institucionet e Kosovës po thirren në marrëveshjen e CEFT-as me vezë industriale.

Ditë më parë shpezëtarët kanë protestuar para AVUK-ut me të njëjtat kërkesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.