Përfundimtare: 65 ankesa në PZAP

Përfundimtare: 65 ankesa në PZAP

Një ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, në PZAP janë dorëzuar dhjetëra ankesa rreth rezultatit të zgjedhjeve, nga ana e subjekteve politike në vend dhe deputetëve.
Zyrtarisht afati për ankesa është mbyllur në orën 14:00. E kanë qenë 65 ankesa që janë dorëzuar në KQZ nga ana e deputetëve, shkruan Gazeta Express.

Mulë Desku, sekretar në KQZ, ka thënë për Express se nga ana e koalicionit PDK-AAK-Nisma, në PZAP janë dorëzuar 22 ankesa. Ndërkohë që koalicion LDK-AKR-Alternativa, janë dorëzuar 19 ankesa. E, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka 2 ankesa. Lista serbe ka dorëzuar 13 ankesa.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, që u mbajtën më 11 qershor.

“Kryesisht ankesat kanë të bëjnë me mospërputhjen e numrave. Partitë kanë tjera numra, ndërsa nga KQZ-ja janë shpallur të tjerë”.

“Ka ankesa edhe nga kandidatët. Ankesa të llojit se i janë marrë vota një kandidati dhe i janë vendosur një tjetri, por partitë kanë thënë se këto gabime janë bërë për shkaqe teknike”, ka thënë Desku.

Pas pranimit të ankesave PZAP ka 72 orë që t’i shqyrtojë ato dhe të vendosë në favor të ankuesve, ose jo.

Rezultatet e zgjedhjeve janë publikuar të enjten.

Sipas rezultateve, ende të pacertifikuara, koalicioni PAN ka 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 32, ndërsa koalicioni LAA 29.

Leave a Reply

Your email address will not be published.