Papërgjegjësia për foshnjën që ra në pllaka ndëshkohet me një vërejtje

Papërgjegjësia për foshnjën që ra në pllaka ndëshkohet me një vërejtje

Vërejtje me shkrim është masa e vetme që Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shqiptuar ndaj stafit shëndetësor të Gjinekologjisë, që si pasojë e neglizhencës se tyre një foshnje e porsalindur kishte rënë në dysheme para dy muajsh, shkruan sot Koha Ditore.

Klinika edhe publikisht e kishte pranuar se kjo foshnje ishte përplasur për dyshemeje, pasi gjatë kohës kur V.Tasholli ishte duke lindur stafi i Gjinekologjisë nuk ishte në sallë. Sipas shkresave zyrtare që i ka siguruar gazeta, infermierja kryesore kishte shkuar në shtëpi rreth 20 minuta para se të përfundonte orari i punës, asnjëri nga mjekët kujdestarë nuk ndodhej në sallë, ndërsa mamia edhe pse e dinte që e kishte afër kohën e lindjes e kishte udhëzuar shtatzënën të nisej drejt boxit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.