Lista Serbe thotë se nuk do t’i njohë zgjedhjet nëse nuk i pranohen disa ankesa

Lista Serbe thotë se nuk do t’i njohë zgjedhjet nëse nuk i pranohen disa ankesa

Lista Serbe paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovës, nëse Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave nuk pranon kërkesën e tyre për rishqyrtimin e listave zgjedhore në disa komuna me shumicë serbe.
Ish-shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë se ekzistojnë gabime të vërteta dhe dështim i madh gjatë mbledhjes së rezultateve për deputetët e partisë së tij, raporton KTV.

Ai ka thënë se shumë kandidatëve nuk u janë regjistruar numri i saktë i votave në KQZ. Ndërsa thotë se ka dëshmi të bazuar se në komunat Viti, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Zveçan, Zubin Potok dhe Graçanicë është konfirmuar gabimisht gjendja dhe është bërë lëshim i madh në futjen e rezultateve të sakta.

Sipas tij, nëse PZAP nuk e merr parasysh ankesën dhe sjell vendim negativ atëherë kjo parti ka mundësi të mos i shqyrtojë vendimin për pjesëmarrje dhe njohjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve që u mbajtën më 11 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.