Kontrolloni këtu nëse ju kanë hequr pikë në patentë

Kontrolloni këtu nëse ju kanë hequr pikë në patentë

Drejtuesit e mjeteve mund të mësojnë sa pikë u janë zbritur nga patenta për shkelje të semaforit ose tejkalim të shpejtësisë përmes portalit unik shtetëror “e-albania”.

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t’u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejes së drejtimit. Në zbatim të nenit 120/1 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, “Lejedrejtimi me pikë”, duke filluar nga data 16.04.2015, DPSHTRR ka filluar vlerësimin e lejes së drejtimit me pikë. Të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me lejedrejtimi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri.

Heqja e pikëve

Pikët pësojnë shkurtime (zbritje), në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikuar në kapitullin V të Kodit Rrugor. Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara, nëse po, t’i paguajnë ato online (ligji nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar).

Gjobat

Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri 6 muaj. “Cilido që qarkullon kundërvajtje në kthesat, në rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë”, thuhet në nenin 41 të Kodit Rrugor.

Shpejtësia

Sipas nenit 140, pika 9, cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merren masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj. Zotëruesi i lejedrejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejtimit qarkullon duke i tejkaluar limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, është subjekt i sanksionit administrativ të veçantë me gjobë në vlerën nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Shkelja e mësipërme, përveç masës administrative gjobë, ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit nga 2 deri në 8 muaj.

Dokumentacioni i nevojshëm

Nuk nevojitet asnjë dokumentacion për përfitimin e këtij shërbimi.

Hapat e procedurës

Për të përdorur shërbimin duhet të:

1. Regjistroheni si qytetar në portal.

2. Zgjidhni shërbimin “Pikët e drejtuesit të mjetit”./gsh.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.