Komuna e Prishtinës: Kujdes për nesër

Komuna e Prishtinës: Kujdes për nesër

Komuna e Prishtinës me anë të një njoftimi për media apelon qytetarët që nesër të kenë kujdes pasi që temperaturat do të jenë shumë të larta.

“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare. Apelojmë gjithashtu që gjatë ditës së nesërme të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta”, thuhet në njoftimin e komunës.

Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikëseve, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti

Leave a Reply

Your email address will not be published.