Ja si i kaloi ditët e fundit në Korenë Veriore studenti amerikan, Otto Warmbier (Foto)

Ja si i kaloi ditët e fundit në Korenë Veriore studenti amerikan, Otto Warmbier (Foto)

Në fotografitë e fundit në Korenë Veriore, Otto Warmbier, shfaqet shumë i lumtur pranë shoqërisë dhe vendasve.

Në një fotografi ai shfaqet duke pirë birrë, duke qeshur me miqtë e tij, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Fotografitë janë para se ai të kapej duke vjedhur një poster propagandistik, ku më pas u burgos për 17 muaj. Gjatë kohës në burg ai është keqtrajtuar dhe para një javë u lirua nga autoritetet koreano veriore në gjendje koma.

Otto ka ndërruar jetë në spitalin në Cincinnati disa ditë pas kthimit nga Koreja Veriore.

Në të gjitha fotografitë e publikuara nga Daily Mail ai shfaqet i lumtur dhe i pavetdijshëm për fatin tronditës që e priste në Aeroportin e Phenianit, ku u arrestua përderisa përpiqej të kthehej në shtëpi me 2 janar të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.