Ali Ahmeti uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Ali Ahmeti uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka uruar sot me një mesazh, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Ramën për fitoren e mandatit të dytë qeverisës.

“Përgëzime të sinqerta dhe vëllazërore, – shkruan Ahmeti në mesazh, – për fitoren e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

I dashur Edi, ashtu si edhe deri sot, tek une, por edhe tek BDI do të gjesh partner miqësor dhe bashkëpunëtor në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i parë shqiptarët dhe vendet e rajonit të integruar plotësisht në NATO dhe në BE.

Urime edhe për pjesëmarrësit tjerë në procesin e mbarë zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.