Aksident në Klinë, vdes një femër dhe lëndohen katër të tjerë

Aksident në Klinë, vdes një femër dhe lëndohen katër të tjerë

Një femër ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Zajm të Klinës. Policia e Kosovës ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në orën 16 e 20 minuta dhe në të kanë qenë të përfshira dy vetura.

“I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore./Indeksonline/

Foto Ilustruese

Leave a Reply

Your email address will not be published.