Zoran Zaevi: Ziadin Sela është hero, sakrifikoi veten ta na shpëtonte neve (Video)

Zoran Zaevi: Ziadin Sela është hero, sakrifikoi veten ta na shpëtonte neve (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka rrëfyer ngjarjet që ndodhën të enjten e kaluar në sulmin e dhnshëm nga kriminelët maqedonas në Kuvend.

Zaevi sonte në Click Plus tha as unë nuk e kam ditur se si ndodhi ngjarja me Ziadin Selën, por sipas tij sot gjatë vizitës së tij tek Ziadin Sela në Spitalin e Tetovës, vetë Sela ia ka treguar gjithë storjen e ngjarjes makabre.

 

“As unë nuk e kam ditur se si ka ndodhur e gjithë ngjarja, pasi Ziadin Sela ishte pas meje dhe para kamerave. Sot kam marrë përgjigje nga vet ai, pasi nuk e kam ditur se përse u nis ai për të dalë”, përcjell TetovaSot rrëfimin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai ka treguar edhe të vërtetën që ia ka treguar vetë Ziadini sot gjatë vizitës së tij në spital.

“Ai më tha kështu. Kolegë pash që situata ishte e tensionuar për një moment, dhe besova nëse shkoj unë do t’ju lirojë edhe juve. Unë jam Ziadin Sela. Tek unë ishte drejtuar zemërimi i madh nga këto njerëz. Dhe ai ka menduar se vërtetë do na ndihmojë neve, dhe sigurisht ka arsye për këtë. Ai ka parë se mund të del, dhe këtu ai është pritur dhe është rrahur, pasi ai ishte i gjakosur në kokë teksa ishte afër meje”, thekson Zaevi.

Zoran Zaevi poashtu ka treguar edhe për trimërinë e Ziadin Selës, që sipas Zaevit, Sela është hero.

Leave a Reply

Your email address will not be published.