Ulen çmimet, bie inflacioni

Ulen çmimet, bie inflacioni

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit” (IHÇK) për muajin prill të vitit 2017.

Sipas këtij raporti, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej -0.3% në muajin prill 2017, krahasuar me muajin mars 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë -1.8% ; rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -7.4%.

Aplikimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017, të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji i Republikës së Kosovës është shkaku i rënies së çmimit të energjisë elektrike në muajin prill të vitit 2017, krahasuar me muajin mars 2017, në një mesatare prej -11.3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.4 % në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve për (8.4%) me një ndikim prej 0.1 % në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2017 me muajin prill 2016 ishte 2.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2.2% në muajin prill 2017, krahasuar me muajin prill 2016. Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); qumësht, djathë dhe vezët (3.3%); pemë (7.9%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.1%); kafe, çaj dhe kakao (6.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); duhan (5.4%); rrymë, gazdhe lëndë të tjera djegëse (15.6%)-( ngritje e çmimit të energjisë elektrike në muajin prill të vitit 2017 për 24.0%, krahasuar me tarifat verore të muajt prill të vitit 2016), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (9.5%) -(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.4% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: blerje e automjeteve (-1.2%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit vizitoni:

Leave a Reply

Your email address will not be published.