Tahiri: Isa Mustafa tashmë pjesë e së kaluarës

Tahiri: Isa Mustafa tashmë pjesë e së kaluarës

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja është e përqendruar në Fillimin e Ri dhe Isa Mustafa tashmë është pjesë e së kaluarës.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Tahiri duke mos dashur të merret me deklaratat e Isa Mustafës kundër PDK-së, ka thënë se ai po shpikë justifikime në vend se të marrë përgjegjësi për dështimet e tij në ekonomi dhe për moskrijimin e vendeve të punës.

“Isa Mustafa po shpikë justifikime në vend se të marrë përgjegjësi për dështimet e tij në ekonomi, për moskrijimin e vendeve të punës. Ne duhet të përqendrohemi në Fillimin e Ri. Isa Mustafa është tashmë pjesë e së kaluarës”, ka thënë Tahiri për IndeksOnline.

Sipas tij, qytetarët janë ngopur me politika shterpe të politikanëve të sojit të Isa Mustafës, që interesohen vetëm për veten e tyre.

“Qytetarët janë ngopur me politika ditore, politika shterpe të politikanëve të sojit të Isa Mustafës të cilët interesohen vetëm për veten e tyre”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se patriotizmi i sotëm është zhvillimi ekonomik, fuqizimi i bizneseve të Kosovës dhe punësimi i sa më shumë të rinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.