Sot protestojnë punëtorët

Sot protestojnë punëtorët

Si shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë, do të mbajnë protestë sot, më 1 Maj. Gjithashtu, edhe Shoqata Sindikale Ansambli i këngëve dhe Valleve “Shota”, nga ora 11:00 do të protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, si shenjë pakënaqësie për gjendjen e tyre

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, ka bërë të ditur se protesta fillon para BSPK-së nga ora 10:00, ku më pas marshojnë deri te sheshi “Skenderbe”.

Edhe Shoqata Sindikale e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka paralajmëruar protestë para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës në ora 11:00, si shenjë pakënaqësie për kushtet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.