Si do zhvillohet provimet e maturës, rregullat që duhet të dini

Si do zhvillohet provimet e maturës, rregullat që duhet të dini

Pas dy javësh do të nisin provimet e maturës shtetërore 2017.
Pavarësisht se jemi në periudhë zgjedhore, prej disa ditës Ministria e Arsimit ka filluar marrjen e masave për mbarëvajtjen e provimeve të maturës. Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj që do të zhvillohet në datën 5 qershor. Provimi i dytë është Gjuhë-Letërsia që zhvillohet në 10 qershor, ndërsa matematika do të zhvillohet në 15 qershor. Duke qënë se data e zgjedhjeve u ndryshua për në 25 qershor, MAS ndryshoi datën e provimeve me zgjedhje, të cilat do të zhvillohen në 23 qershor. Por cila do të jetë struktura e testit dhe rregullat që duhet të kenë parasysh kandidatët.

Struktura

Testi për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. MAS u bën apel kanidatëve që të mos kopjojnë pasi në të kundër rrezikojnë pezullimin. Testi për provimet me zgjedhej ka 20 pyetje, nga të cilat 10 janë me alternative dhe 10 me zhvillim. Nëse një maturantë ngel në njërin nga provimet e maturës shtetërore, atëherë ai humbet mundësinë për të qënë pjesë e universiteteve publike, duke qënë se mbetësit do ritestohen në shtator, ndërsa fituesit në Universitet pritet të shpallen në muajin gusht.

Rregullat

Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompas, makinë të thjeshte llogaritëse, shkruan Shqiptarja.com.

Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidat rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së sakte. Nëse kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike. Maturantet e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga AKP në një mjedis për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe.

Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, PAP-i autorizon një person jo të profilit për plotësimin e testit sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon AP-ja. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë. Kur maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP-në, PAP-in dhe përfaqësuesit e MAS-it. Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të te gjitha provimeve. Kërkesa me shkrim për fotokopjen e testit paraqitet në KSHMSH, e cila do t’i kthejë përgjigjen.

Përjashtimi

Maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë e tjerë. Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testi. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimi. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit. Maturantit nuk i njihet rezultati: a) Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të percaktuara ose përdor më shume se sa një ngjyrë në plotesimin e testi. b)Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin). c) Nëse ka demtuar testin (palosur, zhubrosur, gisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal. d) Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i. e) Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

Mjediset e provimit

Mjediset kudo te zhvillohen provimet duhet të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre. Të jenë të mjaftueshme për të paktën 50 maturantë, përveç rasteve të veçanta Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet. Maturantët/kandidatët të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40×30 cm. Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Çdo qendër që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë komunikim me rrugët automobilistike.

Vlerësimi i testeve

AKP-ja shpall skemën e vlerësimit te testit, jo më vonë se sa tri orë pas përfundimit të çdo provimi të Maturës. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkalldzuar. DAR/ZA që mbulojnë qendrat e vlerësimit, vënë në dispozicion të AKP-se dhe DAPU-së,listat e të gjithë mësuesve të shkollave të mesme për lendët e provimeve te Maturës, sipas modelit të dërguar nga AKP-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.