Shpërthen Mustafa: PDK nuk e përballoi që e ndalëm krimin e korrupsionin

Shpërthen Mustafa: PDK nuk e përballoi që e ndalëm krimin e korrupsionin

Pasi u votua për rrëzimin e Qeverisë së tij, kryeministri në dorëheqje Isa Mustafa ka shpërthyer ndaj partnerit të deritanishëm të koalicionit PDK’së.
Ai duke lartësuar punën që e ka bërë gjatë qeverisjes në luftimin e krimit e korrupsionit, sipas Mustafës PDK për këtë shkak nuk e përballoi bashkëqeverisjen.

“Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit” ka thënë Mustafa./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.