Qeveria Serbe: Nëse Haradinaj zgjidhet Kryeministër, formimi i ushtrisë do të jetë i pandalshëm

Qeveria Serbe: Nëse Haradinaj zgjidhet Kryeministër, formimi i ushtrisë do të jetë i pandalshëm

Radio Televizioni i Serbisë sot ka raportuar për vizitën në Beograd të zyrtarëve të Listës serbe si garuese në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit në Kosovë.

Kryeministri i Serbisë dhe presidenti ne ardhje i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka pritur kandidatet për deputete te Listës Serbe ne kuvendin e Kosovës.

Ata këto zgjedhje i cilësojnë si fatale për popullin serb në Kosovë, apo siç e quajnë ata ende krahina jugore serbe.

“Lista serbe si e vetme nuk mund të garantojë se nuk do të formohet ushtria e Kosovës apo për të kryer gjëra të tjera në kurriz të serbëve atje”, u theksua në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, pas takimit përfaqësues të listës serbe dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiç, transmeton Indeksonline.

Ministri i Punës, Aleksandar Vulin lavdëroj punën e deputetëve të Listës serbe në parandalimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Kur ju dëgjoni kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, duke thënë se po që nevoja do të vijë deri në qytetin e Nishit, mund të supozojmë se çfarë do të bëj ai kur ta ketë ushtrinë. Këtë serbët nuk duhet ta lejojë”, tha Vulin.

Ai vuri në dukje se që nga themelimi i Listës serbe qëllimi i qartë politik dhe mesazhi është që serbët duhet të jetë unike, ndryshe nuk mund ti përballojnë konflikteve./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.