Policia reagon pas shkrimeve në mediat serbe për arrestimet e Speciales

Policia reagon pas shkrimeve në mediat serbe për arrestimet e Speciales

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në mediat serbe të cilat janë thirrur me disa lajme kinse i kanë me burime nga brenda policisë. 

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës demanton të gjitha këto informacione duke garantuar se nuk ka asnjë zyrtat brenda që lidhet me këto shkrime. 

“Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, publikon këtë komunikatë në shenjë reagimi ndaj disa portaleve serbe, njëra ndër to Agjencia e lajmeve të Republika Serbska, SERNA, të cilat kinse nga burime brenda Policisë së Kosovës kanë siguruar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve të ndryshme politike të Kosovës, që ndërlidhen me hetimet nga Gjykata Speciale.

Një dezinformacioni të tillë të portaleve serbe i referohen disa portale vendore dhe rajonale,  me shkrimin e titulluar “ Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj”.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimet e tilla janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit. 

Policia e Kosovës ri-thekson dhe njëherit ri-konfirmon se nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndërlidhet me shkrimet apo dezinformacionet e publikuar në portalet serbe, të cilave ju janë referuar edhe disa portale tjera vendore dhe rajonale. Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, pasi që nuk ka asnjë informacion zyrtar në Policinë e Kosovës, lidhur me referimet dhe shkrimet  e pavërteta që thirren brenda burimeve të PK-së, të cilat vlerësohen se kanë për synim dëmtimin e imazhit pozitiv të Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.