Partitë politike propozojnë 11 qershorin për tu mbajtur zgjedhjet

Partitë politike propozojnë 11 qershorin për tu mbajtur zgjedhjet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuci ka thënë se kjo parti propozon që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor, pasi sipas tij, në atë kohë vinë edhe mërgimtarët dhe kështu do t’u mundësohej atyre të votonin, transmeton lajmi.net

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se AAk është që të mbahen zgjedhjet me 11 qershor.

Ndërkohë, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën nuk ka përmendur data duke u shprehur se kjo është kompetencë e presidentit.

Ndërkaq, Aleanca Kosova e Re, Lëvizja për Bashkim dhe Partia e Drejtësisë po ashtu kane propozuar që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet.

E Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar këtë takim. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.