KQZ demanton: S’ka ende formulare të aplikimit për mërgimtarët

KQZ demanton: S’ka ende formulare të aplikimit për mërgimtarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë informacionin se ky institucion ka lëshuar formual për mënyrën e votimit nga mërgimtarët.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se formulari për regjistrimin e votuesve të mërgatës i cili po qarkullloin nëpër rrjetet sociale nuk është legjitim.

“E demantojmë formularin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë vendit i cili po qarkullon nëpër rrjete sociale. Formulari i KQZ-së për këtë çështje është krejtësisht i ndryshëm nga ky që po qarkullon. Me kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë informimin e saktë për periudhën e Votimit Jashtë Kosovës”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.