KE nuk ndërhyn në iniciativën e deputetëve të LDK-së për demarkacionin (VIDEO)

KE nuk ndërhyn në iniciativën e deputetëve të LDK-së për demarkacionin (VIDEO)

U desh një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa të marrë vendim që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por ende nuk dihet se cili version do t’i dërgohet kuvendit të Kosovës pasi ditët e fundit 16 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që kësaj marrëveshje t’i bashkëngjitet një aneks-marrëveshje tjetër, sipas së cilës Qeveria obligohet që pas dy vjetëve ta rishqyrtojë pjesën e vijës kufitare në Kullë dhe Çakorr, aty ku ka pretendime se Kosova humb territor në raport me shtetin malazez.

Avokati Tomë Gashi më herët është shprehur për Tribuna Channel se në rast se miratohet kërkesa e deputetëve kjo marrëveshje nuk është e vlefshme në arenën ndërkombëtare.

Por Tribuna Channel ka pyetur Komisionin Evropian për iniciativën e deputetëve të LDK-së meqënse kjo marrëveshje është kriter për liberalizimin e vizave.

Për më tepër kronika në vazhdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published.