Gjithçka çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosoves- Ja si u ngriu buzëqeshja deputetëve të LDK (VIDEO)

LDK-ja ishte grupi parlamentar i dytë që hyri në Kuvendin e Kosovës që për ta do të ishte i fundit për këtë mandat. Edhe pse rendi i ditës ishte mocion mosbesimi kundër tyre, dukej se kryetari i LDK-së Isa Mustafa sëbashku me deputetët e tij nuk e besinin rrëzimin pasi buzëqeshja e tyre dukej e sigurt. E megjithatë kjo buzëqeshje nuk zgjati shumë.

Pasi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli filloi punimet e seancës të jashtëzakonshme, fjalën e mori deputetja e NISMA Valdete bajrami.

Ndërkaq, më pas fjalën e mori Mustaf. Ai fjalimin i tij që mv tepër u duk më shumë si një fjalim lamtumire pas, ka rreshtuar të arriturat e qeverisë dhe ka kërkuar nga deputetët të mos e pvrkrahin këtë mocion. Isa Mustafa u kujdes gjithashtu të thumbonte edhe PDK-në duke rikujtuar se shumë dështime janë si pasojë e qeverisjes së mëparshme.

Por, rrëzimi i kësaj qeverie u kuptua nga fjalimi i shefit të grupit parlementar të PDK-së, Zenin Pajaziti i cili ia përkujtoi Mustafës mosmbajtjen e seancës së demarkacionit. Ai duke bërë thirrje pvr përkrahjen e mocionit i hapi rrugën kritikave të ashpëra që do pasonin më pas ndërmjet deputetëve të PDK dhe LDK.

Në vijim vazhduan kritikat e ashpëra ndërmjet deputetëve të kolicionit duke lenë kvshtu opozitën si një shikues i një shfaqje teatrale. Deputeti i LDK-së Anton Quni ka hedhur kritika të ahspërka ndaj Kadri veselit dhe Hashim Thaçit duke u thënv se e njeh trimërinë e tyre nga fronti i luftës, ndërsa i është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Hajdar Beq duke i thënv Qunit se vëllezërit e tij merren me reket e fajde.

Leave a Reply

Your email address will not be published.