Ferati i LDK-së: Nuk do ta shkarkojmë Isa Mustafën

Ferati i LDK-së: Nuk do ta shkarkojmë Isa Mustafën

Sadri Ferati, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë sot se kjo parti nuk do ta largojë nga kreu Isa Mustafën edhe pse ai u rrëzua nga Qeveria me një mocion të votëbesimit.

Sadri Ferati, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë sot se kjo parti nuk do ta largojë nga kreu Isa Mustafën edhe pse ai u rrëzua nga Qeveria me një mocion të votëbesimit.

Si mysafir në edicionin e lajmeve të orës 13 00 në RTK, Ferati ka thënë se Mustafa do të qëndrojë në krye të partisë edhe në këto zgjedhje i bindur në fitoren e këtij subjekti politik, shkruan Magazina.al.

Me këtë deklaratë, ish-deputeti i LDK-së, ka mohuar zërat që po qarkullojnë që nga dje se LDK-ja duhet të mendojë seriozisht për ta ndërruar kreun e saj.

Kujtojmë se Qeveria Mustafa dje në Parlament u rrëzua me votën e 78 deputetëve që e votuan mocionin.

Vendimtare për shkarkimin e Qeverisë Mustafa ishte vendimtare edhe vota e partnerit qeverisës PDK’së.

Mocionin për ta larguar Qeverinë e inicoi Nisma për Kosovën e udhëhequr nga Fatmir Limaj, e cila gjeti fillimisht mbështetjen e AAK-së, e VV’së.

Pas këtyre zhvillimeve, Presidenti Thaçi dje e shpërndahu Parlamentin përmes një dekreti, ndërkaq ka vendosur që zgjedhjet të mbahen më 11 qershor.

PDK edhe sa ishte në koalicion me LDK vazhdimisht ka insistuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq Mustafa insistonte se zgjedhjet duhej të mbaheshin vetëm sipas mandatit qeverisës, që do të duhej të ishte më 2018.

Idenë për të shkuar në zgjedhje fillimisht e nisi kryetari i Parlamentit Kadri Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës e kishte miratuar edhe një deklaratë politike në Konventën e tetë, përmes së cilës kishin rikonfirmuar qëndrimin se janë të gatshëm për zgjedhje parlamentare, kurdo që ato mbahen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.