Afër zgjedhjeve

Afër zgjedhjeve

Nisma për Kosovën bashkë me dy partitë tjera opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur të siguroi mbi 40 nënshkrime – saktësisht 42 – për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, 

Për mocionin e mosbesimit kanë nënshkruar edhe deputetë të pozitës.

Nënshkrimin për rrëzimin e kësaj qeverie e kanë dhënë edhe Nait Hasani, Shukri Buja dhe Rafet Rama.

Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovë – 61.

Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.