Donika Gërvalla paralajmëron: Do të jetë katastrofë për LDK-në (Video)

Donika Gërvalla paralajmëron: Do të jetë katastrofë për LDK-në (Video)

Në degët e LDK-së janë shtuar zërat se nuk e pranojnë Isa Mustafën në krye të listës. Shumica e anëtarëve të LDK-së kanë qenë kundër koalicionit me PDK-në në zgjedhjet e kaluara.

Kështu ka thënë Donika Gërvalla në televizionin Rrokum, duke shtuar se elektorati nuk mund t`i besojë Mustafës nëse listës për zgjedhjet e qershorit i prin ai ose nënkryetarët e tij.

“Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje ekonomike është Hashim Thaçi, ndërsa Isa Mustafa është përgjegjës që hyri në këtë lojë”, ka deklaruar Gërvalla.

Sipas saj, LDK-në e presin zgjedhje katastrofale në aspektin e rezultatit.

Ajo ka mohuar se mund të jetë pjesë e listës së ndonjë partie tjetër, kurse ka theksuar se do të mbetet pjesë e LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.