Deputeti i PDK konfirmon marrëveshjen PDK-AAK-NISMA

Deputeti i PDK konfirmon marrëveshjen PDK-AAK-NISMA

Ish-deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka konfirmuar se është arritur koalicioni mes PDK -AAK-NISMA. Ai në një status në Facebook e ka bërë këtë, duke e postuar një fotogtafi ,në të cilën ka shkruar “Fillimi i ri – PDK-AAK-Nisma”.
Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Deri më tani, Vetëvendosje është partia e vetme që nuk ka bërë marrëveshje për koalicion me ndonjë subjekt tjetër.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re më herët kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Në mbrëmjen e së martës, në rezidencën e Behgjet Pacollit, LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Leave a Reply

Your email address will not be published.