Asambleistet ‘flejnë gjumë’ në kuvendin komunal të Prishtinës (VIDEO)

Asambleistet ‘flejnë gjumë’ në kuvendin komunal të Prishtinës (VIDEO)

Ne Prishtinë mund të vërehen fare lehtë mjaft probleme si ndërtimet pa leje, mungesa e parqeve nëpër lagje, mungesa e mirëmbajtjes së lojrave për fëmijë, rrugët e dëmtuara dhe shumë të tjera të kësaj natyre. Por siç duket për shumë asambleistë të komunës së Prishtinës këto probleme janë inekzistentë për arsyen se po preferojnë që në seancat e kuvendin komunal t’i kalojnë në heshtje dhe jo t’i ngrejnë këto çështje.

Përfaqësuesi i organizatës INPO që monitoron seancat e kuvendit Komunal, Admir Shala është shprehur se një numër i konsiderueshëm asambleistësh nga të cilët shumica janë femra nuk kanë folur asnjë fjalë në këtë mandat. Ai thotë se performanca e kësaj asambleje komunale ka qenë e plogësht dhe shpesh herë në ata asambleistë që kanë folur ka pasur ofendime karshi njëri-tjetrit.

Por, sipas Asambleistes të Komunës së Obiliqit, Teuta Berisha arsyeja e pasivitetit të asambleisteve femra është presioni që ato kanë brenda partisë. Ajo thotë se edhe në komunën e Obiliqit është një situatë e ngjashme për shkak se asambleistet i frikësohen ndonjë dënimi që mund të marrin nga partia në rast se kritikojnë.

Për më tepër kronika në vazhdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published.