Aksident i rëndë në Korçë, 5 të plagosur

Aksident i rëndë në Korçë, 5 të plagosur

Një aksident me 5 të plagosur është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në afërsi të fshatit Zvezdë në Korçë.
Policia bën me dije se një makinë tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik ka dalë nga rrugë dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh.

Mësohet se ata janë transportuar për në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia thotë se është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.