Ky është autori i sulmit në Manchester (Foto)

Ky është autori i sulmit në Manchester (Foto)

Autori i sulmit vetvrasës në Manchester u identifikua si Salman Abedi, 23-vjeçari me origjinë nga Libia dhe me nënshtetësi britanike.

Sipas të përditshmes “The Sun”, raportohet se 23-vjeçari kishte rënë nën ndikimin e radikalëve Islamikë gjatë disa vizitave që kishte bërë në Liban, tek të afërmit e tij.

Nga kontrollet e bëra në shtëpinë e tij është gjetur një libër për substancat kimike që mund ta ketë ndihmuar Salman për ndërtimin e bombës së përdorur në “Manchester Arena”.

Nga shpërthimi në mbrëmjen e së hënës gjatë një koncerti në Manchestr mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, mes të cilëve shumë adoleshentë dhe fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.