100 të rinj të Obiliqit aderojnë në AAK (FOTO)

100 të rinj të Obiliqit aderojnë në AAK (FOTO)

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës si rrallëherë ka filluar të marrë anëtarë të rij edhe në komunën e Obiliqit. Edhe sot në Komunën e Obiliqit rreth 100 të rinj e morën kartën e anëtarësimit nga kryetari i këtij subjekti politik Ramush Haradinaj.

E pranishme në takim Asambleistja e AAK-së në komunën e Obiliqit, Teuta Berisha tha se 100 antarësimet e të rinjëve janë tregues i një fitore të sigurt të koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kosovën.

“Komuna e Obiliqit është që prej afërsisht 4 vitesh në drejtimin e AAK-së dhe banorët e Obiliqit e shohin shumë mire ndryshimin nga qeverisja e LDK-së të mandatin të kaluar. Tashmë AAK-së është bërë më e fortë pas koalicionit me PDK-në dhe të gjithë besojmë që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.” ka nënvizuar Teuta Berisha.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë: “Ne si Aleancë, iu urojmë mirëseardhje. Aleanca është dëshmuar për një frymë bashkëveprimi çdo herë kur janë në pyetje interesat madhore të shtetit.

Komuna e Obiliqit vazhdon të jetë një ndër komunat më të varfëra të Kosovës edhe pse në territorin e saj prodhohet energji elektrike për të gjithë Kosovën.

iiiiiiiiiiiiiii

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.