Turqit tmerrohen nga Erdogan-i

Turqit tmerrohen nga Erdogan-i

Ngritja e tiranisë mund të jetë një proces i fshehtë dhe nuk vjen gjithnjë me njëfarë doracaku këshillues për atë se si duhet mbijetuar në të, thotë njëri prej mijëra qytetarëve që ngrihen për të treguar se si duket sot jeta në Turqi.

Gjatë pesë vjetëve të fundit, presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka fuqizuar dalëngadalë pushtetin e tij, duke burgosur gazetarë që e kritikojnë dhe duke i shantazhuar qytetarët që mund të mos pajtohen me të, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Por cila do të ishte mënyra më e mirë për ta luftuar një fakt të tillë? Qytetarët që e dinë fare mirë se si është të jetosh në tirani, ata që jetojnë në Turqinë e sotme të Erdoganit por edhe në diasporë, kanë disa këshilla që mund t’u shërbejnë atyre që do të mundë të përballen nesër me situatë të ngjashme.

Mirëpo derisa i japin këto këshilla, ata i mbajnë të fshehur emrat e tyre nga frika se mund të përballen me masat shtypëse të presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.